Ekziston e njohur edhe si sëmundja e rrallë që është gati e pamundur të diagnostikohet në analizat e gjakut dhe e cila u mori jetën shumë njerëzve.
Demenca e Trupit Lewy apo Lewy Body Dementia (LBD) mund të jetë sëmundja më e vështirë për t’u diagnostikuar, përcjell Fol Drejt.
Nuk ka teste që mund të diagnostikojnë përfundimisht LBD-në. Aktualisht, vetëm një autopsi e trurit pas vdekjes mund të konfirmojë plotësisht një diagnozë të dyshuar.
Biseda me pacientët dhe me kujdestarët e tyre është ajo që i ndihmon mjekët të bëjnë një diagnozë ama testet e gjakut madje edhe skanerët duket se janë krejtësisht të pazotët për ta identifikuar këtë sëmundje.
Demenca Body Lewy shpesh është e vështirë për t’u diagnostikuar sepse simptomat e saj të hershme mund të ngjajnë me ato të sëmundjes së Alzheimerit ose një sëmundje psikiatrike. Si rezultat, ajo shpesh diagnostikohet gabimisht ose fare.
Disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje – të cilat janë të ngjashme me demencën e zakonshme apo edhe Alzheimerin – përfshijnë ndryshime të humorit ose personalitetit, luhatjet kognitive, halucinacionet vizuale, të fikët, probleme me lëvizjen/parkinsonizëm dhe të tjera./FolDrejt/