Hapësira e gojës shërben si portë për depërtimin e shkaktarëve të ndryshëm që sjellin sëmundje infektive,të karakterit të përgjithshëm.Nëpërmjet saj kalojnë mikrobet që vijnë nga jashtë ose që ndodhen në mbulesat e saj mukoze.Nga kjo del e qartë se higjiena e gojës është kusht i rëndësishëm për të parandaluar jo vetëm sëmundjet e përgjithshme,por edhe ato lokale që mund të zhvillohen në gojë në formë të plagëve,djegieve,pezmatimeve dhe që shoqërohen me çrregullime të gëlltitjes,përtypjes,të të folurit etj.
Shpesh sëmundjet e stomakut janë pasojë e sëmundjeve të gojës dhe veçanërisht të dhëmbëve,sepse mikrobet e tyre,mund të shumëzohen e të shpërndahen edhe në tërësinë e organizmit,duke shkaktuar shpesh sëmundje të rënda.Sëmundjet e kyçeve,të zemrës e të veshkave janë pasojë e qelbëzimit të bajameve,e prishjes së dhëmbëve etj.Këto sëmundje vijnë edhe si pasojë e duhanit,e helmeve industriale etj.Për këtë arsye është e nevojshme që të merren masa për parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve,të iritimit dhe të inflamimit të gingivave,të qelbëzimit të mukozave dhe veçanërisht të bajameve.Gjatë këtyre sëmundjeve këshillohen ushqime të pasura me substancë mucilagjinoze,pektinike dhe me konsistencë të butë dhe jo ushqime me substanca irrituese dhe djegëse.Shumë bimë mjekësore përdoren për higjienën e gojës dhe për ruajtjen e saj nga ndikimet e mikrobeve patogjene.