Ndeshja e së shtunës midis Barcelonës dhe Juventusit është anuluar pasi një “pjesë e kosniderueshme” e klubit spanjoll të futbollit raportohet se është sëmurë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“FC Barcelona njofton se ndeshja kundër Juventus FC, e planifikuar për sot, më 22 korrik në ora 19:30 me kohën lokale në ‘Levi’s Stadium’, si pjesë e ‘Soccer Champions Tour’, është anuluar”, thuhet në një deklaratë të klubit katalanas.
“Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës ‘blaugrana’ ka gastroenterit viral”, thuhet në deklaratën e Barcelonës.
Barcelona e Xavi Hernandezit pritet të kthehet në lojë të mërkurën me një tjetër miqësore parasezonale kundër Arsenalit të Anglisë në Kaliforni.
Barcelona do të qëndrojë në SHBA për t’u përballur me Real Madridin në Teksas më 29 korrik.