Gjendja shëndetësore e ish-futbollistit dhe ish-trajnerit të njohur gjerman Franz Beckenbauer është përkeqësuar, ka konfirmuar djali i tij Walter në dokumentarin e quajtur Beckenbauer.
“Ai nuk ndihet mirë. Nëse ju them se është mirë, do të gënjej dhe nuk më pëlqen të gënjej. Shëndeti i tij është shumë i paqëndrueshëm. Çdo goditje në trupin e tij mund të jetë fatale”, tha ai duke shtuar se edhe kujtesa e tij është dëmtuar.
Muajt e fundit ka pasur shumë spekulime për shëndetin e Beckenbauer, i cili më 11 shtator do të mbushë 78 vjeç, raporton agjencia gjermane e lajmeve dpa. Kampioni i botës si lojtar (1974) dhe trajner (1990), u tërhoq nga sytë e publikut. Për arsye shëndetësore, Beckenbauer nuk mori pjesë në takimin e fundit të ish-skuadrës kombëtare të vitit 1990, që u zhvillua më 9 korrik në Grassau am Chiemsee. /FolDrejt/