Shefi i Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker, nuk ndodhet në ditët e tij më të mira. Ai është dërguar me urgjencë në spital, pasi duhet t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te bild.de.
Ai vuan nga një gjakderdhje, andaj edhe operacioni mund të rezultojë i rrezikshëm. Ai edhe më përpara ka pasur probleme shëndetësore.
64 vjeçari Juncker duhej të lëshonte postin e kryetarit të BE-së në 31 tetor, por është akoma në detyrë, pasi kabineti i shefes së re Ursula von der Leyen nuk është kompletuar akoma./Foldrejt.com