Jeffrey Hovenier ka mirëpritur tre senatorët amerikanë, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen që ndodhen për vizitë në Kosovë.
“I kënaqur të mirëpres sot në Kosovë senatorët Shaheen, Murphy dhe Tillis, të gjithë mbështetës të vjetër të pavarësisë, sovranitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës….”, citohet të ketë thënë Hovenier me këtë rast, njofton Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
Ua kujtojmë se vizita e tyre në Kosovë vjen pas qëndrimit të tyre për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, ndërkohë që pritet të takohen me krerët shtetëror./FolDrejt/