Një grup prej 27 senatorë amerikanë i bëri thirrje presidentit amerikan Joseph Biden që të shtyjë shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Ankara derisa Turqia të lejojë Suedinë dhe Finlandën të anëtarësohen në NATO.
Thirrja vjen pasi Suedia dhe Finlanda presin që Turqia të miratojë kërkesën e tyre për t’u anëtarësuar në NATO, raporton CNN, përcjell Fol Drejt.
Burime nga Kongresi Amerikan i thanë më parë CNN se administrata Biden po përgatitet t’i kërkojë atij institucioni të miratojë shitjen e avionëve F-16 në Turqi, që do të ishte shitja më e madhe e armëve për një vend të huaj./FolDrejt/