Në mesin e senatorëve amerikanë që mbështesin kontrollin më të ashpër të armëve, ka anëtarë të Partisë Republikane, e cila zakonisht është kundër masave të tilla, ndaj pritet që propozimi për kontroll më të madh të armëve të miratohet.
Një grup senatorësh amerikanë të përbërë nga anëtarë të partive Demokratike dhe Republikane thanë se ranë dakord për një projekt-ligj që do të shtrëngonte kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara.
Senatorët gjithashtu deklaruan se do të mbështesin Ligjin e Flamurit të Kuq, një akt ligjor që parandalon individët që tregojnë shenja të kërcënimit të vetes ose të tjerëve, nga blerja ose posedimi i çdo lloj arme zjarri, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.