Senatori i pavarur amerikan, i majtë, Bernie Sanders ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhen një oligarki si Rusia, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Ai e tha këtë në një intervistë për Sky News, teksa promovoi librin e tij të botuar së fundmi “Është në rregull të jesh i zemëruar për kapitalizmin”.
“Jam i zemëruar sepse në vendin tim, Shtetet e Bashkuara, ne kemi më shumë pabarazi në të ardhura dhe pasuri se sa kemi pasur ndonjëherë në historinë e vendit tonë. Klasa e mesme ka të ardhura gjithnjë e më të ulëta, klasa punëtore po lufton të vendos ushqim në tryezë, por miliarderët po e bëjnë fenomenalisht “Ka një përqendrim më të madh të pronësisë në shumë sektorë, qoftë bujqësia, media, Wall Street, transporti,” vuri në dukje ai.
Sipas Sanders, gjithnjë e më pak korporata të mëdha kontrollojnë atë që ndodh në ShBA.
“Në Amerikë ka një klasë miliarderësh që janë në gjendje të japin shuma të mëdha parash për kandidatë të caktuar dhe të dominojnë sistemin politik. Ajo që ne po shikojmë është një komb që po bëhet shpejt një oligarki. Ne po flasim për Rusinë dhe oligarkinë e Putinit. Epo, ka edhe një oligarki në ShBA”, tha ai.
Si arsye pse është inatosur ai ka theksuar se regresioni po ndodh pavarësisht teknologjisë që ekziston. Ai tha se me librin dëshiron të inkurajojë të mendosh se si është puna që punëtorët amerikanë punojnë më shumë dhe fitojnë më pak për shkak të përparimit teknologjik. Ai theksoi se duhet të sigurohet që teknologjia të funksionojë për punëtorin dhe jo vetëm për pronarët e teknologjisë. /FolDrejt/