Konstantin Kosachev, një senator rus, i tha Al Jazeera-s se plani i paqes i Kinës është më “i zbatueshëm” sesa ai që presidenti ukrinas, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në dhjetor, transmeton Fol Drejt.
“Ne jemi padyshim kundër të ashtuquajturit plan paqeje, i cili u prezantua disa muaj më parë nga presidenti ukrainas Zelensky, ky plan paqeje është absolutisht jorealist ndërsa plani kinez është më i zbatueshëm”, tha Kosachev.
“Të paktën nuk e vendos përgjegjësinë në njërën anë; nuk parashtron asnjë kërkesë të njëanshme dhe [për shkak të] se ky plan është padyshim shumë më fleksibël, shumë më i zbatueshëm, në krahasim me planin e prezantuar më parë.”
Kosachev shpjegoi se Rusia ka qenë e gatshme të negociojë një marrëveshje paqeje me Ukrainën që nga prilli i vitit të kaluar.
“Çdo bisedë paqeje me Ukrainën do të zhvillohet vetëm nëse marrin parasysh se ato bazohen në situatën reale tani në terren [duke iu referuar rajoneve të aneksuara] dhe jo në ndonjë parakusht të paracaktuar”, shtoi ai./FolDrejt/