Kanë kaluar 20 vite në rrjedhën e Kampionateve Botërore prej kur Senegali kishte kaluar fazën grupore dhe kishte arritur në 1/8-ën e finales. Në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, Senegali në takimin direkt arriti ta mund me rezultat 2-1 Ekuadorin dhe ta sigurojë biletën për më tutje, shkruan Fol Drejt.
Pas fitores në kuadër të Grupit A, Senegali është listuar i dyti me 6 pikë të fituara. Hera e fundit kur Senegali kishte kaluar fazën grupore ishte viti 2002 në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Korenë e Jugut dhe në Japoni. Edhe në atë kampionat Senegali bënte pjesë në Grupin A dhe ishte renditur i dyti me pesë pikë, duke grumbulluar pikë më shumë se sa Uruguaji dhe Franca. Në vendin e parë në atë periudhë ishte renditur Danimarka.
Në botërorin e vitit 2002, Senegali kishte arritur deri në Qerekinale ku kishte humbur me rezultat 0-1 nga Turkia pas vazhdimeve. Në rrugëtimin e botërorit “Katari 2022”, Senegali takimin e parë humbi me rezultat 0-2 nga Holanda, ndërsa në takimin e dytë arriti të fitoi me rezultat 3-1 kundër Katarit. Në rrethin e tretë Senegali fitoi me rezultat 2-1 kundër Ekuadorit./FolDrejt/