Senegali ka pezulluar qasjen në aplikacionin TikTok deri në një njoftim të dytë, tha në një deklaratë sot Ministri i Komunikimeve Moussa Bokar Thiam, disa ditë pas kufizimit të përdorimit të internetit pas protestave të opozitës.
“Ministri… informon publikun se ka vënë re se aplikacioni TikTok është një rrjet social i favorizuar nga njerëz me qëllime të këqija për të përhapur urrejtje dhe mesazhe subversive që kërcënojnë stabilitetin e vendit”, thuhet në deklaratën e ministrit të Komunikacionit, njoftoi Reuters.
Vendi i Afrikës Perëndimore gjithashtu kufizoi aksesin në shërbimet e internetit nga e hëna, duke përdorur arsyetime të ngjashme.