Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Serbët dhe kosovarët në marrëveshjen e reciprocitetit

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Pjesëtarët e komunitetit serb nga veriu i Kosovës do t’i kenë dy muaj kohë, nisur nga 1 shtatori, për t’i riregjistruar veturat e tyre – nga targat KM [Mitrovica e Kosovës] në RKS [Republika e Kosovës].

Tash për tash, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet i vendosur në zbatimin e këtij vendimi të Qeverisë së tij. Ai është dashur të hyjë në fuqi më 1 gusht, por është shtyrë, pasi disa serbë në veri të Kosovës, në shenjë pakënaqësie, janë rebeluar dhe kanë ngritur barrikada.

Ka qenë e planifikuar që, në të njëjtën kohë, të hyjë në fuqi edhe vendimi për vendosjen e masave reciproke kundër Serbisë, në lidhje me dokumentet personale. Por, marrëveshja për këtë çështje është arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në praktikë, megjithatë, ka një varg problemesh, me të cilat përballen pjesëtarët e komunitetit serb, gjatë marrjes së ndonjë dokumenti të Kosovës. Probleme të ngjashme mund të paraqiten edhe me rastin e riregjistrimit të veturave.

Gjëja themelore që duhet të ketë një qytetar kur dëshiron të regjistrojë veturën, është letërnjoftimi i Kosovës. E, për të nxjerrë letërnjoftimin, duhet të ketë vërtetim për shtetësinë – një dokument që quhet ekstrakt. Ky dokument përmban dy lloje të dhënash – nga certifikata e lindjes dhe nga regjistri i qytetarëve. Dhe këtu, pastaj, lindin problemet.

Cilat probleme?
Millosh Subotiq, nga Mitrovica e Veriut, thotë se gruaja e tij, e cila është me origjinë nga Peja, nuk mund ta nxjerrë letërnjoftimin e Kosovës, sepse pas luftës së viteve 1998/99, ka qenë 13 vjeçe, dhe autoritetet përgjegjëse i kanë kërkuar letërnjoftimin e nënës, e cila nuk ka dokumente personale të lëshuara para vitit 1999.

“As fëmijët nuk mund t’i regjistrojmë dhe të gjitha udhëtimet tona komplikohen. Unë kam dokumente të ‘Mitrovicës së Kosovës’ [që i lëshojnë organet e Serbisë], ata i kanë nga Beogradi. Unë kam letërnjoftimin e Kosovës. Nuk e di as çfarë kam nga dokumentet dhe çfarë jap në kufi. Jeta jonë është getoizuar dyfish”, thotë Subotiq.

Serbët nga Kosova kanë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë dhe shumica e tyre përdorin atë serbe. Por, nëse duan të realizojnë ndonjë të drejtë para institucioneve të Kosovës, duhet t’i kenë edhe dokumentet e Kosovës.

Nga ana tjetër, sistemi i Kosovës dhe ai i Serbisë nuk e njohin njëri-tjetrin, kështu që institucionet e Kosovës shpesh nuk i njohin dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe.

Disa qytetarë të Kosovës, me të cilët ka biseduar REL, thonë se nuk u njihen certifikatat e martesës që i lëshojnë organet e Serbisë, as certifikatat e vdekjes, dokumentet e gjykatave e kështu me radhë.

Dokumentet nga sistemi serb, serbët nga Kosova i marrin kryesisht në departamentet e policisë, të cilat, pas luftës më 1999, janë zhvendosur në qytetet e Serbisë.

Për shembull, Departamenti i Policisë për Prishtinën ndodhet në Banjë të Nishit, Departamenti i Policisë për Pejën ndodhet në Kragujevc, Departamenti i Policisë për Mitrovicën ndodhet në Rashkë, e kështu me radhë.

Autoritetet e Kosovës i konsiderojnë këto organe si institucione paralele dhe ilegale, por Beogradi zyrtar refuzon t’i mbyllë, pasi Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008.

Probleme, me gjithë marrëveshjen për regjistra
Për t’i tejkaluar problemet e tilla, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për regjistrat e gjendjes civile në vitin 2011, por sektori civil thotë se në këtë marrëveshje ka “vrima”.

Me marrëveshje, dy palët është dashur të krijojnë “zyra regjistrimi në Kosovë”. Kjo nënkuptonte që Serbia t’i dorëzonte Kosovës kopjet e verifikuara të librave amzë, të cilat i kishte marrë me vete pas luftës.

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka ndërmjetësuar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe ka verifikuar mbi 12.000 kopje të librave amzë, me informacione për lindjet, vdekjet dhe martesat e qytetarëve.

Në raportin e organizatës joqeveritare “Iniciativa Lokale e Kosovës Veriore”, i cili është publikuar në vitin 2018 me titull “Regjistrimi civil në Kosovë: makthi burokratik”, thuhet se Marrëveshja për Librat Amzë është dashur të mbyllë “vrima” në regjistrin civil të qytetarëve të Kosovës, i cili në atë kohë është rihartuar, por pa të dhëna origjinale për gjendjen civile të qytetarëve.

“Për fat të keq, marrëveshja ka mbuluar vetëm regjistrat midis viteve 1945-1999, duke lënë jashtë regjistrat dhe të dhënat për gjendjen civile të qytetarëve që institucionet serbe në Kosovë kanë vazhduar t’i regjistrojnë, edhe pas vitit 1999”, thuhet në raport.
Autorja e këtij raporti, Millica Andriq Rakiq, e cila prej vitesh merret me këto çështje përmes sektorit civil, thotë për Radion Evropa e Lirë se serbët nga Kosova ende bëjnë martesa para autoriteteve serbe, të cilat më pas nuk njihen nga institucionet e Kosovës.

Çfarë thotë ligji?
Marrja e shtetësisë së Kosovës rregullohet me ligj të veçantë, ku, ndër të tjera, thuhet se ajo fitohet “me lindje, natyralizim dhe në bazë të nenit 32”.

Ky nen përcakton se shtetas të Kosovës konsiderohen të gjithë personat që, më 1 janar të vitit 1998, kanë qenë shtetas të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe që, në atë datë, kanë pasur vendbanim të përhershëm në Kosovë.

I njëjti nen thotë se aktet nënligjore përcaktojnë kriteret, me të cilat vërtetohet shtetësia e Republikës Federale të Jugosllavisë, si dhe vendbanimi në Kosovë deri në janar të vitit 1998.

Disa qeveri kanë nxjerrë udhëzime administrative që kanë bërë të mundur “legalizimin” e dokumenteve serbe në Kosovë, përkatësisht kopjimin në regjistrat e Kosovës. Megjithatë, problemi lind sërish për shkak të “sistemit paralel”.

Në ligj, po ashtu, thuhet se çdo person, i cili është i regjistruar si banor i përhershëm i Republikës së Kosovës, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut, konsiderohet shtetas i Republikës së Kosovës.

Por, Andriq Rakiq thotë se ka serbë nga veriu i Kosovës, të cilët pas luftës nuk kanë dashur të regjistrohen në administratën e UNMIK-ut – Misionit të Përkohshëm Administrativ të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – sepse e kanë konsideruar si “okupues”.

UNMIK-u ka lëshuar letërnjoftime pas luftës, por, më vonë, përgjegjësitë e regjistrimit civil ua ka transferuar institucioneve të Kosovës.

“Personave që nuk janë të regjistruar në UNMIK, edhe pse kanë lindur para vitit 1998, u lëshohet certifikata e lindjes, por pjesa ku shkruan shtetësia – ku duhet të shkruhet kosovare – është e mbuluar me iks”, thotë Andriq Rakiq dhe shton se ata qytetarë duhet të nisin procesin e aplikimit për shtetësi – në vend të verifikimit – i cili kërkon sërish dokumente që nuk mund t’i nxjerrin.

Kush tjetër ka probleme?
Vështirësi në marrjen e dokumenteve të Kosovës kanë edhe ata qytetarë që “rastësisht” kanë lindur në një qytet të Serbisë.

Edhe nga ta kërkohet që, në vend të verifikimit, të nisin procedurën e aplikimit për shtetësi.

Përveç qytetarëve në veri, ka edhe nga jugu që përballen me probleme të tilla. Ata janë kryesisht të kthyer. Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë Sillvija Rashkoviq nga Zyra për Komunitete në Komunën e Klinës.

“Ky është një nga problemet më të mëdha. Ata e marrin certifikatën e lindjes, por jo ekstraktin. Askush nuk mund ta mohojë se janë nga Kosova, por për të marrë nënshtetësinë, duhet ta kenë vendbanimin e regjistruar, të cilin ata [të zhvendosurit që kthehen] nuk e kanë”, thotë Rashkoviq.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës – nën të cilën funksionon Agjencia e Regjistrimit Civil – me pyetjen se a është në dijeni për problemet, me të cilat ballafaqohen serbët e Kosovës gjatë nxjerrjes së dokumenteve të Kosovës, dhe nëse është duke menduar t’i lehtësojë procedurat, marrë parasysh se në periudhën e ardhshme pritet t’i riregjistrojnë edhe veturat e tyre me targa të Kosovës. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk ka marrë as në pyetjen nëse Ministria e Brendshme planifikon të caktojë një afat të ri për qytetarët që t’i zëvendësojnë lejet e vozitjes, të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Serbët nga Kosova kanë kryesisht leje të vozitjes të lëshuara nga autoritetet serbe, por Ministria e Brendshme e Kosovës, në disa raste, u ka lejuar që t’i ndërrojnë me ato të Kosovës. Thirrja e fundit për një gjë të tillë është publikuar rreth dy vjet më parë./rel/

Tags: Fol DrejtKosovaMarreveshjaReciprocitetiSerbia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Triller dorëheqjesh për arsye personale, jep dorëheqje edhe gjyqtari i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Lajmi tjetër

Pesë milionë njerëz të prekur nga përmbytjet janë të ekspozuar ndaj epidemive të rrezikshme

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM