Vetura e thyer pak orë më parë në Zubin Potok është djegur nga protestuesit serbë, raporton teve1.info
Gazetari Valmir Gallopeni ka raportuar nga vendi i ngjarjes se veturës i është vënë flaka.
Ndërsa, që ekipi i Tëvë 1 që ndodhet atje është mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Teve1 po e përcjell gjendjen në komunat veriore që nga orët e hershme të mëngjesit, ndërsa deri më tani janë dëmtuar veturat e disa medieve të Kosovës si dhe është sulmuar një gazetar.
Situata në veri është tensionuar që nga e premtja e kaluar ku e filluan punën kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore, shkruan teve.info, përcjell Fol Drejt.