Nëse do mbahej një referendum rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, dy të tretat e serbëve do votonin kundër, megjithatë në të njëjtën kohë 47 përqind e serbëve e pranojnë realitetin se Kosova është e humbur për Serbinë. Në anën tjetër, 54 përqind e serbëve janë të kënaqur nga qeveria e tanishme që sipas tyre, nuk do e njoh Kosovën.
Anketa është kryer nga 8 deri 14 mars, ku janë pyetur 1207 shtetas të Serbisë, nga instituti i Beogradit për Çështjet Europiane, shkruan APA, përcjell ekskluzivisht në shqip foldrejt.com.
57 përqind e serbëve janë shprehur se nuk janë në dijeni se çfarë nënkupton saktësisht ndarja e Kosovës, kurse 42 përqind janë kundër saj./Foldrejt.com