Në Parlamentin e Republikës së Kosovës është duke u mbajtur seancë për zhvillimet e fundit në veri. Opozita ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që të raportojë për situatën atje, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri Kurti tha se vlerësimi për rrezikun që situata të eskalojë, u takon organeve në sigurisë, mirëpo masat preventive që janë marr nga këto organe, i ka mbështetur edhe vetë ai.
“Po të mos e kisha vlerësuar drejt, sot do të kishim kryetarë të goditur nga bandat kriminale” – ka thënë ai ndër të tjera.
Kurti ka thënë se eskalimi i situatës në veri “ka një autor dhe ai është Beogradi”. Tanimë sipas Kryeministrit Kurti, “kemi mjaftueshëm dëshmi” për grupet kriminale dhe grupet e dekonspiruara tashmë.
Sipas Kryeministrit Kurti serbët e veriut janë viktimë e milicisë fashiste e cila dirigjohet nga Beogradi zyrtar. “Ne shqiptarët duhet t’i ndihmojmë serbët e Kosovës të çlirohen nga kjo milici fashiste”, ka thënë ai./FolDrejt/