I ashtuquajturi “Shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës”, ka paralajmëruar protestë më 22 dhjetor, kundër “kërcënimeve të Albin Kurtit!”, shkruan Fol Drjet.
Sipas thirrjes së tyre për protestë, Kryeministri i Republikës së Kosovës ka bërë thirrje “për zhdukjen e popullit serb dhe vrasjen e tyre në barrikada!”
“Ftojmë popullin serb që jeton në Kosovë në protestën më të madhe publike që ka ndodhur ndonjëherë, e cila do të mbahet të enjten, më 22 dhjetor në ora 12:00 në Rudar afër Kërstit, ku populli ynë, i përbërë nga mjekët tanë, profesorët, mësuesit, minatorët, të afërmit, fqinjët, nënat, motrat tona të mblidhen së bashku për të dërguar një mesazh të qartë të përbashkët se ne nuk pajtohemi me persekutimet dhe vrasjet dhe se veriu i Kosovës nuk është as Gjermania dhe as fundi i Kurtit, por vendi ku jetojmë dhe ku duam të qëndrojmë e të mbijetojmë” – thuhet në thirrjen e këtij shtabi.
Ua kujtojmë se situata në veri është përkeqësuar pas vendosjes së barrikadave dhe shpërthimeve të njëpasnjëshme, të inskenuara nga ana e grupeve kriminale serbe, të cilat janë duke e mbajtur peng edhe pjesën tjetër të banorëve serbë./FolDrejt/