Në Mitrovicën e Veriut është duke u mbajtur protesta e thirrur nga krerët e Listës Serbe, shkruan Fol Drejt.
Protesta e thirrur në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut, ka mbledhur qindra –mijëra serbë, ndërsa politikanët serbë i janë drejtuar masës duke thënë se vendimi për tërheqje nga institucionet, ka qenë unanim.
Goran Rakiq nga LS, ka thënë se “shqiptarët na i kanë marr pronat”, ndërsa i ka siguruar serbët lokal që lidhja e vetme e tyre është me Serbinë, pasi që edhe Kosova është, sipas tij, Serbi.
Lista Serbe e nisi e para, ndërsa dorëheqjet nga institucionet e Kosovës, kanë vijuar edhe sot me kryetarët e komunave serbe.
Sheshi Car Lazar është stolisur me flamuj serb ndërsa protesta po vijon e qetë./FolDrejt/