Në bodrumin e hotel Grand-it në Prishtinë, në vitin 1999, gjatë kohës së luftës, dyshohet se tre persona janë djegur nga forcat paramilitare serbe.
Sipas drejtorit, Isa Rexha, kjo bazohet në faktin se në qershor të 99-ës kur është rikthyer ky në punë bashkë me kolegët tjerë, ka parë në këtë bodrum këpucë njerëzish e 15 kilogram hi që, sipas tij, nuk i ngjasonte të zakonshmit.
Rexha tha për emisionin “Ju flet Prishtina” se “Menjëherë kemi lajmëruar institucionet e atëhershme që ishin UNMIK e KFOR-i të cilët i kanë marrë këto dëshmi, dhe më kurrë nuk kemi marë ndonjë informacion se kujt i përkisnin”.
Drejtori i këtij hoteli, tha se edhe në garazhë “janë marrë shqiptarë nga rruga e janë rrahur brutalisht nga ushtarët e Arkanit, të cilët kanë qenë të vendosur në dhomat e hotelit, kurrë më s’kemi marrë vesh se çfarë ka ndodhë më ta, janë zhdukur!”.
“Kur kemi ardh në qershor, këtu kemi pa këpucë e rroba të ndryshme, krejt gjak. Ato ka ardh i ka marrë UNMIK-u e KFOR-i, s’dimë më asgjë për to”.
Drejtori i hotelit Grand, Isa Rexha, tregoi se edhe punëtorët e tij janë rrahur nga paramilitarët serb, ku janë gjetë.