Serbët e Kosovës në veri të vendit janë duke protestuar për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe.
Një numër i madh protestuesish po marshojnë, deri më tani paqësisht, ku në duar po mbajnë pankarta ku i drejtohen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurit, se ka shkatërruar gjithçka, trasmeton Fol Drejt.
“Kurti, e ke shkatërruar marrëveshjen e Brukselit, ke shkatërruar gjithçka”, është njëra ndër pankartat që protestuesit po e mbajnë në duar.
Një tjetër parullë e protestuesve thotë se “Kurti nuk do të mund të na dëboj nga Kosova”./FolDrejt/