Serbët në veri të Kosovës sot kanë përkrahur serbët e arrestuar me një marsh proteste nga qendra e Mitrovicës së Veriut deri në Zveçan, transmeton Fol Drejt.
Marshi protestues i serbëve të pjesës veriore të Kosovës ka nisur në orën 13:00. nga monumenti i Car Llazarit drejt Zveçanit. Paraprakisht, kolona e punonjësve shëndetësorë është nisur nga QSUT drejt qendrës së qytetit, ku iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë.
Është kërkuar lirimi i Radosh Petroviq, Dushan Obrenoviq, Milun Milenkoviq Lunet, Nemanja Vlashkoviq, Milan Bozhoviq, Sllagjan Trajkoviq dhe Dalibor Spasiq.
Të mbledhurit deklaruan se takimi nuk ishte politik, por se ata ishin aty për të protestuar “për shkak të terrorit, arrestimit të bashkëqytetarëve, por edhe rrahjes së fëmijëve”.
Në shëtitje, pankarta me mesazhet “Stop regjimit të Kurtit”, “Dalibor Spasiq nuk është fajtor”, “Në gjithë botën mjekët janë heronj, vetëm për Prishtinën janë kriminelë”, “Kush është i radhës?”, në serbisht dhe anglisht, u panë.
Kujtojmë se policia e Kosovës dje përmes një komunikate ka thënë se nuk janë të vërteta pretendimet e dy fëmijëve, vëlla e motër, se policët i kanë keqtrajtuar dhe rrahur pasi i kanë ndaluar me motoçikletë. Ata po ashtu theksojnë se në atë rast nuk ka pasur sjellje joprofesionale të policëve. /FolDrejt/