Dikush pret nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak t’i rrokin më me seriozitet temat e dialogut, sidomos njërën prej tyre.
E një tjetër mendon se krejt fati i bisedimeve mes dy shteteve është në dorën e ndërkombëtarëve.
Nga kryeqyteti i Kosovës, Escobar e Lajçak shkuan në Beograd, njofton Klan Kosova.
Vizita e këtyre të dyve bashkë, sipas Igor Markoviqit, u jep një sinjal qytetarëve se nuk do të ketë më hapësirë manovrimi për politikanët, duke përdorur narrativën nacionaliste për t’i ikur dialogut.