Familja Jashari do të mbetet gjithmonë emblemë e lirisë së Kosovës.
Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga lufta në vend, shqiptarët asnjëherë s’do harrojnë sakrificën e dhënë nga familja Jashari për liri,
Edhe pse synimi serbëve ishte t’i shuante si familje, një gjë e tillë nuk u arrit.
Madje sonte janë bërë bashkë nipa e mbesa të shumtë për të treguar edhe njëherë se kjo familje gjithmonë do të jetë në zgjerim e sipër, për t’u kujtuar vlerësuar për sakrificën e dhënë për Kosovën.