Fevziu tregon historinë e çiftit nga Kosova: Tre djemtë e tyre me pasaporta amerikane, u ekzekutuan në nga forcat serbe
Gazetari Blndi Fenziu ka ndarë një histori të dhimbshme të një familjeje shqiptare. bëhet fjalë për çiftin Bytyçi, të cilët kanë humbur të tre djemtë e tyre në luftën e Kosovës, pasi u vranë në mënyrë makabre nga forcat serbe.
“Ky ishte cifti me i qete dhe me i menduar i darkes solemne per 110 vjetorin e VATRES ne Nju Jork. Ne fakt historia e Ahmet dhe Bahrije Bytycit eshte sa e trishte aq edhe krenare per shqiptaret. Tre djemte e familjes, Agroni (23), Mehmeti (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova. Ata kishin lindur ne Çikago e qene rritur ne Nju Jork, por me 1999 ju bashkuan batalionit Atlantiku si vullnetare ne luften e Kosoves. Ata ja dolen ne lufte por ne ditet e para te paqes vendosen te ndihmojne nje familje per tu kthyer ne Serbi. Nuk dijet se si u kapen nga serbet dhe u ekzekutuan ne menyre makabre. Eshtrat e tyre u gjeten ne 2001. Me gjithe kembenguljen e SHBA per sqarimin e rrethanave te vrasjes se 3 shtetasve amerikane askush su denua per ekzekutimin e tyre pa gjyq. Ata dhane jeten per vendin e tyre, ndersa dy prinderit e tyre mbysin trishtimin per vdekjen e tre djemve. Qe rane deshmore per Lirine qe Kosova feston sot”, shkruan Fevziu në rrjetet sociale./Abcnews/