Bojan Bozoviq i cili jeton në veri të vendit ka denoncuar publikisht një rast.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se natën e kaluar një person ia ka goditur automjetin atij me një makinë me targa të rreme.
Bozoviq thotë se personi i dyshuar është një serb nga Zubin Potoku i cili sipas tij është kontrabandist dhe kriminel.
Mes tjerash ka thënë se informacionet se kush do ta vrasë atë dhe pse do t’i tregoj përmes një konference për medie.
“Para një viti ma kanë vënë zjarrin makinës abrëmë kriminelët shkuan një hap më tej ata e goditën direkt automjetin tim me një makinë me targa false KM. i dyshuari serb nga Z. Potoku, kontrabandist dhe kriminel, ka dashur të ikë nga vendi i aksidentit pasi ka goditur drejtpërdrejt automjetin tim. Pse duan të më vrasin mua, kush do të më vrasë, do ta them pas disa ditësh në konferencën për shtyp”, ka shkruar ai në facebook.