Shtatë shkolla fillore në Suboticë kanë marrë njoftim përmes emailit sot në mëngjes për mjete shpërthyese, kanë konfirmuar për Danas nga Departamenti i Policisë në Suboticë, përcjell Fol Drejt.
Siç kanë thënë ata, nxënësit dhe stafi i shkollave janë evakuuar menjëherë, ndërsa ekipet e kundërsabotazhit kanë kryer kontroll dhe është konstatuar se të gjitha raportimet kanë qenë të rreme.
“Pas kësaj nxënësit janë kthyer në klasa dhe mësimi ka vazhduar”, thonë nga Departamenti i Policisë në Suboticë.
Raportime të rreme për mjete shpërthyese të vendosura janë dërguar në adresat elektronike të shkollave fillore “Jovan Mikiq”, “Sonja Marinković”, “Ivan Goran Kovaçiq”, “Đuro Salaj”, “Matko Vuković”, “Majšanski put” dhe “Sečenji Ištvan”. /FolDrejt/