Një protestë e organizuar nga studentët e Universitetit të Beogradit që kërkonte refuzimin e propozimit evropian për Kosovën është mbajtur nga platoja e Fakultetit Filozofik deri në objektin e RTS-së dhe ka mbledhur qindra qytetarë, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Protesta është mbajtur me sloganin “Studentët për Kosovën”, ndërsa është paralajmëruar edhe protesta e javës së ardhshme.
Nga takimi në Fakultetin Filozofik u dëgjuan mesazhe për tradhtinë e Kosovës, u kërkua refuzimi i marrëveshjes, si dhe mesazhe kundër formimit të Bashkimit të Komunave Serbe.
Filip Kalmareviq nga Fakulteti i Shkencave Politike, i cili është edhe një nga organizatorët, tha se protesta nuk është partiake dhe se përderisa ata e organizojnë protestën nuk do të ketë politikanë dhe parti.
Në RTS u tha se presin që shërbimi publik të ofrojë mundësi për të dëgjuar një tjetër opinion dhe takimi përfundoi aty. /FolDrejt/