Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës i është refuzuar vizita në Luginën e Preshevës nga Autoritetet e Serbisë. Kjo vizitë ishte e paraparë që të realizohej sot me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, kryetari i këtij këshilli Nevzad Lutfiu.
“I është refuzuar vizita nga autoritetet serbe”, tha Lutfiu.
Theksojmë se Sveçla kishte në agjendë vizitat në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës si dhe takime me përfaqësues të Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe zyrtarë të pushtetit lokal atje