Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia nuk ka bërë asgjë për të filluar tensionet në vero të Kosovës, ajo ka thënë se krejt kjo është si rezultat i lëvizjeve të Albin Kurtit.
“Serbia nuk bëri asgjë për të filluar këtë krizë, serbët në Kosovë nuk bëjnë absolutisht asgjë për të shkaktuar atë që po e shohim sot”.
“Përkundrazi, ky është epilogu i keqtrajtimit të serbëve në Kosovë dhe mosrespektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ”, tha Bërnabiq në një deklaratë për Tanjug, transmeton KlanKosova.tv.