Shef i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka deklaruar së fundmi se Serbia po vazhdon me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë, raporton Fol Drejt.
Ai e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter për ta denoncuar shtetin fqinj.
“Ndërsa Serbia ua ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë të huajve (lexo:rusëve), ajo po kryen spastrim etnik përmes mjeteve administrative për shqiptarët në Serbinë jugore duke “pasivizuar” adresat e vendbanimit”, ka shkruar Blerim Vela.
Ka kohë që qytetarët shqiptarë të Luginës, janë duke u përballur me pasivizimin e adresave.
While Serbia has made it easier for foreigners (read: Russians) to obtain citizenship, it’s carrying out ethnic cleansing through administrative means for Albanians in southern Serbia by “passivization” of residence addresses.
An EU candidate country role mode? I don’t think so! pic.twitter.com/TIOVMYFB5Q
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) July 29, 2023