Serbia zgjodhi pa prezencën e opozitës në zgjedhje dhe partia e Aleksandër Vucic fitoi 188 deputetë prej 250 të mundshme. Megjithatë, pavarësisht se ai ka dy të tretat e votave, e mjaftueshme edhe për të ndryshuar pushtetin, Vucic ka menduar të marrë në qeveri edhe dy partitë parlamentare: shefin socialist Ivica Dacic, që tashmë nga ministër i jashtëm do jetë shef i parlamentit, si dhe shefin e partisë tjetër parlamentare, Aleksandër Sapic (SPAS), i cili do ketë post ministror. Ana Bërnabic do mbetet kryeministre, kurse Vucic tha se do kandidojë si president në prill 2020.
“Nëse do mbaheshin sot zgjedhjet, ne do fitonim edhe më shumë mbështetje. Është e pabesueshme, por është e vërtetë,” tha Vucic në një fjalim.
Ai pritet që javës tjetër të vizitojë ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, për të hapur një Byro në Beograd për bashkëpunim teknologjik e ushtarak./Foldrejt.com