Pavarësisht marrëdhënieve të mira të Serbisë me Moskën, qeveria në Beograd nuk do të njohë rezultatet e referendumeve të rreme në territoret e okupuara nga Rusia të Ukrainës.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq në një konferencë për shtyp në Beograd, raportojnë mediat e huaja.
“Njohja do të cenonte tërësisht interesat tona kombëtare dhe shtetërore, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe paprekshmërinë e kufijve”, tha ministri. /abcnews.al