Një intervistë e fundit e dhënë për agjencinë turke “Anadolu”, e Ministrit për Zhvillim Rajonal në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Fikrim Damka, ka ngjallur panik në shtetin fqinj Serbinë, shkruan Fol Drejt.
Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka tha se Kosova po zhvillon bisedime në çështjen e blerjes së dronëve “Bayraktar”.
Sipas tij, kjo do të bëhet për qëllime mbrojtjeje.
“Sigurisht që çështja e dronëve me armë është edhe në axhendën tonë. Lidhur me këtë shteti ynë zhvillon punime çdo herë. Janë realizuar vizita. Presidentja jonë dhe ministri i Mbrojtjes i kanë vizituar dronët ‘Bayraktar’ në vend. Ky është proces afatgjatë”, është shprehur Damka.
Ndaj këtij paralajmërimi është përgjigjur presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se ky “nuk është lajm i lehtë dhe as i mirë për ne” – ka thënë ai, duke shtuar se kjo do të ndikojë shumë në raportet me Turqinë./FolDrejt/