Misioni i KFOR-it në Kosovë ia ka kthyer përgjigjen Serbisë pas kërkesës së saj që të kthehen 1,000 trupa ushtarake në Kosovë.
“Mund të konfirmojmë se komandanti i KFOR-it ia ka përcjell përgjigjen Serbisë, por që nuk mund të lëshohemi në detaje për korrespondencën e NATO-s”, thuhet në përgjigje për KlanKosova.tv, transmeton Fol Drejt.
“KFOR mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara”, vazhdon përgjigja.
Kërkesë e Serbisë për kthim të forcave ushtarake në Kosovë erdhi pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, me pretekstin për t’i mbrojtur pjesëtarët e komunitetit serb.