Parlamenti i Serbisë ka votuar këtë të mërkurë qeverinë e re të këtij shteti, në krye me kryeministren Ana Bërnabiq.
E para e qeverisë së bashku me ministrat kanë bërë betimin në Kuvend, teksa është përmendur se në mesin e angazhimeve të tyre do të jetë edhe ruajtja e Kosovës në kuadër të Serbisë.
“Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe premtoj nderin tim të respektoj kushtetutën dhe ligjin, ta kryej detyrën time si anëtare e qeverisë me ndërgjegje, përgjegjësi dhe përkushtim, të angazhohemi për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Republikës së Serbisë” – ka thënë kryeministrja Bërnabiq gjatë betimit në Kuvend./FolDrejt/