Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Serbisë i intereson i vdekur, Kosovës s’i intereson fare

3 vjet më parë
in KOSOVË
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Me 10 prill Dick Marty njoftoi se – për befasinë e tij – Serbia po synonte që ta likuidojë. Me 12 prill, Albin Kurti tha se qeveria do t’i kontaktojë urgjentisht autoritetet zvicerane për të kuptuar më shumë. Por, deri këtë të shtunë, 7 maj, gati një muaj pas, autoritetet zvicerane nuk kanë mundur të konfirmojnë për Albanian Post se një kërkesë për bashkëpunim u është dërguar nga Kosova.

Pyetjes së Albanian Post se a kanë pranuar, në çfarëdo niveli institucional, letër zyrtare për bashkëpunim, Këshilli Federal Zvicerane i është përgjigjur vetëm duke treguar se ku ka mbërritur bashkëpunimi me shtetin serb.

Lexoni edhe..

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

Dhe me Serbinë, ndryshe nga rasti me Kosovën, kanë thënë se tashmë janë zhvilluar edhe takime.

“Shkëmbime dhe takime veçse janë zhvilluar në mes të FedPol-it, njësitit për kriminalitet dhe policisë serbe”, thonë në përgjigjen për Albanian Post nga Cyrihu zyrtar.

Autoritetet helvetike shtojnë se “shkëmbimet kanë qenë profesionale dhe konstruktive”, prandaj “ato do të vazhdojnë”.

Threat of Nuclear War Between US and China Exacerbated by War in Ukraine
Keep Watching

Kurti përveç se pati deklaruar në konferencë se do të vihet kontakti, ai e kishte deliberuar edhe procedurën e kërkesë së autoriteteve kosovare për bashkëpunim.

“Ne, përmes Ministrisë tonë të Brendshme, dhe jo vetëm, do të bashkëpunojmë më shtetin zviceran për të mësuar më shumë për këtë rast”.

Prandaj, Albanian Post ka kontaktuar edhe me Policinë Federale të Zvicrës, por vetëm për të marrë përgjigjen e njëjtë.

Konfirmimin se bashkëpunim s’ka, pos me serbët.

“Autoritetet relevante zvicerane janë në kontakt me autoritetet serbe në disa nivele. Në veçanti FedPol-i (policia federale zvicerane) ka nisur një shkëmbim informatash me autoritetet policore të Serbisë në nivel policor”, thuhet në përgjigjen e forcave federale policore.

“Këto masa”, zgjerojnë shpjegimin ata, “janë pjesë e pakos së planit që është hartuar”.

Për më tepër, FedPol tregon se “shkëmbimet mes policive të dy shteteve (Zvicrës dhe Serbisë) janë zhvilluar në konsultime të afërta me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm”.

“Ndërsa për të vendosur siguri, FedPol ka marrë masa të zgjeruara mbrojtëse bazuar në vlerësimet e situatës, duke përfshirë mbrojtjen e afërt për Dick Marty-in. Masat janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale”, përfundon përgjigja.

Por, përse Kosova s’ka vendosur kontakt me Zvicrën për të sqaruar atë që Marty e tha në emisionin “Mise au Point”, në Radiotelevizionin e Zvicrës tek kanali “RTS 1”?

Kurti deklaronte se “ne jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund”.

“Sepse, nuk mjafton që të bëhet denoncimi dhe të shpjegohet se në 16 muajt e fundit senatori Dick Marty paska pasur një mbrojtje super speciale për shkak të një rreziku të panjohur deri më tani”.

Pra, kryeministrit s’i mjaftonte “ky denoncim”.

“Duhet të sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacioni tjetër, sepse qartazi nuk ka të bëjë vetëm me zotëri Dick Marty-in, por ka të bëjë me Kosovën dhe shqiptarët”.

Albanian Post tash e sa kohë ka kërkuar përgjigje, për të njëjtën çështje, edhe nga Qeveria e Kosovës.

Është kontaktuar zyra e mediave dhe secili zyrtar për media brenda ekipit të kryeministrit. Të gjithë të paqasshëm

Më pas AP ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të tjerë në kabinetin e Kurtit. I vetmi që ka hapur telefonin – për ta mbyllur gjithsesi pa përgjigje – ishte këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj.

“Duhet t’i drejton zyrës së mediave, jo mua”, na e ka sqaruar ai.

“Shkruani atyre, ata do të duhej t’iu përgjigjen, jo unë. S’jam personi i duhur. S’mund t’iu ndihmoj unë”.

Neglizhenca e trajtimit të situatës me Dick Marty-in, njeriut që akuzoi udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kishin bërë trafikim me organe njerëzish, ishte befasuese që nga momenti kur doli lajmi.

Marty e kishte shpjeguar vetë se si po ia numëronte ditët inteligjenca serbe. Ai do likuidohej në kohën kur ish-themeluesi i UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerët, u morën në Hagë. Kështu do ngjante se shqiptarët e vranë për hakmarrje.

Por, askush nga institucionet e Kosovës s’kishte folur për këtë punë. Vetëm pas dy ditësh, kur Kurti doli në konferencë për media me një temë krejt tjetër, gazetarët e pyeten.

Deklarimi i tij se do i shkojnë deri në fund çështje me vendosjen e kontaktit me zviceranet, qetësoi edhe opozitën që e kritikonte për mos reagim.

Tek e fundit, thënë me gojën e kryeministrit, s’bëhej fjalë veç për Dick Marty-in, “por ka të bëjë me Kosovën dhe shqiptarët”.

Po, ka të bëjë me Kosovën dhe shqiptarët – dhe ka të bëjë shumë

Ajo çfarë ka ndodhur me Dick Marty-in mund të marrë kohë për t’u zbuluar, por çfarë dihet qartësisht është rëndësia që ky person ka pasur në historinë e pasluftës në Kosovë.

Një gjykatë e nisur nga pretendimet e tij pa prova, rrezikon ta devijojë krejtësisht narracionin për luftën e fundit mes shqiptarëve e serbëve dhe rolet brenda saj.

Sepse, fjalimet e tij kundër udhëheqësve të UÇK-së do përbënin atë që më vonë u njoh si Raporti i Dick Marty-it dhe përfundimisht çoi në entitetin institucional të njohur si Gjykata Speciale.

Marty e kishte dorëzuar raportin famëkeq me titull “Trajtim çnjerëzor dhe trafikim i organeve të njerëzve në Kosovë” në vitin 2010.

Raporti ishte dorëzuar vetëm pasi një ekip hetuesish, në krye me Marty-in, kishin bërë një hetim dy vjeçar paraprak në kuadër të Asamblesë së Këshillit të Evropës, ku Marty gëzonte mandat si senator nga Zvicra.

Cak i investigimit ishin pretendimet e më hershme nga Carla Del Ponte, ish-kryeprokurore në Tribunalin e Hagës për Ish-Jugosllavinë. Pretendime që i kishte publikuar në memoarin e saj “Zonja Prokurore”, në vitin 2008.

Çfarë shkruante Del Ponte në libër, përfshirë edhe trafikimin me qenie njerëzore, kishte tronditur botën, përkundër se në libër jepeshin akuza, jo fakte.

Marty i mori këto akuza, bëri një ndryshim semantik duke i quajtur pretendime, por në fund, edhe pas hetimit dy vjeçar, nuk dorëzoi prova.

Gjithsesi, në kohën kur ndodhi, më shumë se prova kërkohej një rrëfim. Marty ishte rrëfimtari dhe përfundimisht fiksionin e tij e adaptoi pothuajse fjalë për fjalë Këshilli i Evropës me një rezolutë në janar të 2011-së.

Pas kësaj, EULEX në po të njëjtin vit, autorizoi një hetim mbi akuzat e bërë nga Marty nën një task-forcë speciale që atëherë u quajt SIFT. Atë do e udhëhiqte amerikani Clint Williamson.

Tri vjet hetime dhe Williamson do dilte me një raport të tij të punuar nga task-forca që udhëhiqte, i cili bërtiste të njëjtat që raporti paraprak i Marty-it i kishte aluduar.

Megjithatë, Williamson e reduktonte numrin e atyre që duhet të akuzon për krime “në një grusht njerëzish” dhe e pranonte se për të bërë një akuzë konkrete “kërkohet një nivel i dëshmive të cilat ende nuk janë gjetur”.

Ishte pikërisht ai që pati rekomanduar krijimin e një Gjykate Speciale, në të cilën do të ngrihej aktakuza.

Dhe përfundimisht, në vitin 2015, pas një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, Kosova vendosi të pajtohej me themelimin e Gjykatës.

Fillimisht u desh një amandament kushtetues të kalonte që autorizonte krijimin e gjykatës dhe më pas ligji për themelimin e kësaj trupe. Të dyja këto duke iu referuar specifikisht raportit të Këshillit të Evropës si justifikim.

Aktualisht, kur Specialja veç i ka filluar gjykimet, për asnjë nga të akuzuarit nuk rëndon asnjë akuzë për trafikim organesh, çka ishte baza e raportit të Marty-it, mbi të cilën u themelua edhe krijesa juridike.

Tash në dritën e zhvillimeve të reja me Marty-in dhe planin për ta vrarë serbët, shumë veta, mes tyre, Nevenka Tromp, hulumtuese për 12 vjet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës dhe ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, thotë se patjetër duhet që ish-senatori Marty të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

“Në një intervistë me Marty-n nga mbrojta, prokuroria apo edhe gjyqtarët e Speciales, do t’i parashtroheshin të gjitha pyetjet, sepse personi i vetëm që do të jetë në gjendje të jap përgjigje këtyre pyetjeve për Specialen dhe raportin e tij, është vetë Dick Marty”, deklaronte Tromp për AP.

Por, Marty s’është ftuar akoma nga Specialja.

Nga Zyra për Media e Speciales, Albanian Post-it i kanë thënë se “aktualisht, emri i Dick Marty-it nuk gjendet në listën e dëshmitarëve”.

Një kërkesë të tillë, një si të studiueses Nevanka Tromp, nuk e ka pasur edhe shteti i Kosovës. Ende.(Albaniapost)

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vladimir Putin “tradhtohet” dhe nga miku i tij besnik

Lajmi tjetër

Mitsotakis: Jemi të gjithë në luftë…Nuk ka vend për barazlargësi, jemi me Perëndimin

Të ngjajshme

KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
KOSOVË

Rruga e gabuar: A po rrezikojmë vlerat familjare në emër të modernizmit?

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM