Ministri rus i Punëve të Jashtme deklaroi se do t’ia linte këto gjëra në ndërgjegjen e atyre që përhapin thashetheme.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov hodhi poshtë zërat se gjendja shëndetësore e presidentit rus Vladimir Putin është duke u përkeqësuar.
“Presidenti Putin shfaqet çdo ditë në publik. Ju mund ta shihni atë në televizion, të lexoni deklaratat e tij, të dëgjoni fjalimet e tij. Unë nuk mendoj se një person i arsyeshëm mund të dyshojë për ndonjë sëmundje te Putini”, tha Lavrov./FolDrejt/