Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka deklaruar se nuk ka asnjë përgjigje në lidhje me vendimin e Serbisë për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, por ai ka thënë se Rusia e respekton thellësisht popullin serb dhe përkushtimin e tij ndaj traditave dhe miqve të tij.
Lavrov në një intervistë për mediat serbe ka thënë se serbët dhe rusët janë një popull vëllazëror i lidhur me një histori të përbashkët, si dhe me fitore në luftën kundër armiqve të përbashkët.
“Unë nuk mund t’i përgjigjem vendimeve të marra nga Serbia dhe lidershipi i saj. Ne jemi popuj vëllazëror, na bashkon historia e përbashkët, fitoret e përbashkëta kundër armikut të përbashkët dhe ne shohim se sa të rrënjosura janë këto ndjenja në shpirtin e popullit serb dhe kujtesa e tyre historike”, ka thënë Lavrov.
Ndër të tjera diplomati rus është shprehur se Rusia kurrë nuk imponon asgjë me forcë dhe shton se Perëndimi e bën këtë përmes shantazheve ekonomike dhe të tjera.
Ndërkohë kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur disa herë për atë temë kur ka thënë se Serbia ka interesat e veta, nga ana tjetër Lavrov është shprehur se ato i respektojmë thellësisht popullin serb dhe përkushtimin e tij ndaj traditave./FolDrejt/