Gazetari sportiv, Fabrizio Romano, duke iu referuar një deklarate të trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se Sergi Roberto është afër vazhdimit të kontratës me klubin katalunas, shkruan Fol Drejt.
“Xavi: “Ne jemi afër një rinovimi për Sergi Roberto, marrëveshje e re do të arrihet së shpejti. Është e mrekullueshme të kesh një lojtar që mund të ndihmojë si ai gjithmonë”, shkroi Romano në Facebook.
E njëjta vlen edhe për Alejandro Balde, për të cilin Xavi ka thënë: “Kam folur me Alejandro Balde në një takim kokë më kokë dhe ai dëshiron të qëndrojë këtu te Barça”. /FolDrejt/