Gjysmë viti më parë, Sergi Roberto nënshkroi një kontratë të re me Barcelonën dhe hoqi dorë nga shumë para për të qëndruar në Camp Nou dhe për të ndihmuar në stabilizimin financiar të klubit.
Kontrata e tij është deri në fund të sezonit dhe ai dëshiron ta zgjasë atë. Thuhet se ai ka rënë dakord për uljen e pagës nga nëntë në tre milionë euro në vit.
“Aktualisht paguhem sikur të isha junior, sikur të kisha ardhur nga një ekip tjetër. Megjithatë, jam krenar sepse dua të jem këtu. Paratë nuk janë të rëndësishme për mua, tha futbollisti 30-vjeçar.
Roberto ka qenë i sulmuar nga tifozët së fundmi për shkak të lojërave të tij të këqija.
“Nuk i kam shijuar vitet e fundit, sepse nuk isha i përgatitur fizikisht. Kam pasur një periudhë të vështirë për shkak të një sërë dëmtimesh, por jam i bindur që viti i ardhshëm do të jetë ndryshe. Do të jem më mirë se kurrë.”
Një nga katër kapitenët e Barcelonës nuk e di ende se cila është e ardhmja e tij te gjiganti katalanas.
“Nuk e di… Xavi më tha se më do, por ne nuk kemi filluar ende negociatat për një kontratë të re ”, tha Roberto, i cili luajti 328 ndeshje për Barcelonën dhe shënoi 14 gola me 39 asistime./FolDrejt/