Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets, ka vendosur të largohet nga klubi katalanas në fund të sezonit, pasi me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në ligën amerikane MLS, transmeton “El Nasional”.
Busquets ka njoftuar tashmë presidentin e Barcelonës, Joan Laporta për qëllimet e tij. Spanjolli i ka thënë njeriut të parë të Barcelonës se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me skuadrën Nou Camp.
Mediat spanjolle raportojnë se kapiteni i klubit katalanas ka një ofertë për të vazhduar karrierën te Interi nga Miami. /FolDrejt/