Kapiteni i Barcelonës Sergio Busquets është i gatshëm të vazhdojë të luajë për Blaugrana edhe nëse duhet të marrë një ulje page dhe të pajtohet me një marrëveshje afatshkurtër (kontratë njëvjeçare), shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Trajneri i Barcelonës, Xavi është qartazi në favor të rinovimit të kontratës së klubit me Busquets, por lojtari dhe shoqëruesit e tij nuk kanë marrë ende një propozim konkret nga klubi. /FolDrejt/