Sergio Reguilon aktualisht është në huazim nga Tottenhami te Manchester United.
Mbrojtësi i majtë spanjoll ka luajtur 12 herë për United këtë sezon dhe ka grumbulluar vetëm 655 minuta, gjë që bëri që lojtari dhe Tottenham të ndërpresin huazimin pas gjashtë muajsh. Fabrizio Romano raporton se Reguilón do të kthehet menjëherë te Tottenham, por nuk do të qëndrojë as atje.
Reguilón pritet të marrë një huazim të ri. Nuk dihet ende se cili klub do të jetë, por spanjolli pritet të largohet nga Spurs deri në fund të janarit. Reguilón është talent i dalur nga Real Madridi dhe në karrierën e tij ka luajtur për Logrones, Sevilla, Tottenham dhe Atletico Madrid. Ai kurrë nuk pati një shans të vërtetë në Real. Ai ka gjithashtu gjashtë paraqitje për kombëtaren spanjolle. /FolDrejt/