Mëngjesin e sotëm është regjistruar një seri tërmetesh, epiqendra e të cilave ndodhet 180 kilometra në jugperëndim të Shkupit në Shqipërinë fqinje dhe rrjedhin nga rajoni epiqendror Korçë.
Tërmeti më i fuqishëm ishte në ora 6 e 33 minuta me magnitudë të Rihterit 5.9, ndërsa është ndjerë edhe në pjesën jugperëndimore edhe atë në Ohër, që ndodhet 70 kilometra nga epiqendra, në Strugë dhe Resnjë dhe rrethinë, tërmeti është ndjerë me intensitet prej IV ballëve sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Në pjesën perëndimore të vendit, tërmeti është ndjerë me intensitet prej tre ballëve nga shkalla e njëjtë, kumtuan nga Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror.