Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË FILM

Seria televizive JUNUS EMRE (1238–1328)

2 vjet më parë
in FILM, KULTURË
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

Historia e mahnitshme e poetit të famshëm turk Junus Emre, është shndërruar në skenar për një seri televizive…
«Udhëtimi i Dashurisë», mund të shikohet në platformën NETFLIX (https://www.netflix.com/al/title/80126991), ndërsa i takon zhanrit biografi, dramë dhe histori. Kinematografia turke, me këtë rast i ka kushtuar vëmendje njërit prej poetëve më me ndikim në letërsinë osmane dhe jo vetëm.
I. Rrugë shpirti
Seria në fjalë, synon të na e pasqyrojë rrugëtimin e tij, apriori, shpirtëror. Qëllimi final i të cilit qe zbulimi i Zotit dhe të kuptuarit e Qenësisë së Tij. Na e kujton William Chittick te libri: «Në kërkim të Zemrës së humbur», (In Search of the Lost Heart: Explorations in Islamic Thought), që: ishin poetët sufinj ata ua mësuan besimtarëve muslimanë se Zoti, ndër të tjera, është edhe Dashuri. Historia e poetit Junus Emre, e rrëfyer nëpërmjet ekranit televiziv, provon, po ashtu, të na e mësojë këtë.
II. Çka rrëfehet?
Fabula e serisë është kjo: Skenaristi e merr Emren nga medreseja ku diplomon, e emëron kadi në një qytet turk (Nalihan), shërbim të cilin e lë në gjysmë, për t’u bërë ndjekës i një shehu analfabet. Sipas të dhënave biografike, poeti, e kishte ndjekur murshidin e tij për 40 vite radhazi. Pra nga një post që i falte jo vetëm famë, por edhe pozitë të mirë në shoqëri, shndërrohet në një dervish të varfër. Murshidi i tij Shehu Tabduk, i cili e udhëhiqte një rend dervishësh, arrin t’ia zbërthej muridit të vetë kuptimet më të ndërliqshme të fesë Islame, por me një gjuhë të thjeshtë e të bukur. Në këtë mënyrë, Emres i hyn në shpirt edhe poezia. Kur fillon të shkruajë, atij i rikthehet fama, por tashmë në përmasa shumëfish më të mëdha, meqë tani ajo arrin të shtrihet në katër cepet e botës së atëhershme.
III. Rruga
«Prej rrugës po vij dhe rrugës po shkoj! » – i thotë Shehu Tabduk që në takimin e parë Emres, kur ky e pyet: «O plak, nga po vjen dhe ku po shkon?». Gjuha me të cilën ia kthen përgjigjen, krejt simbolike, nuk mund të kuptohet tërësisht, me të parën. Nocioni “rrugë”, në gjuhën e tesavufit, shpesh nënkupton jetën e njeriut në tërësi (nga lindja deri në vdekje). Pra njeriu, përkatësisht besimtari, është në kërkim të rrugës e cila ia zbulon atij të Vërtetën Përfundimtare – Zotin – All-llahun, përpara se shpirti i tij të kalojë në jetën e varrit. Saktësisht ashtu siç thuhet edhe në ajetin e 6-të të sures El-Fatiha: «Udhëzona në rrugën e drejtë»; sufinjtë e kuptojnë këtë si një përpjekje të çdoditshme për ta gjetur dhe ndjekur këtë rrugë, duke pandehur se, me gjithë sakrificën, asnjë besimtar nuk duhet të deklarojë me siguri se «është i udhëzuar», ndërsa e përsëritë këtë ajet disa herë brenda ditës gjatë namazeve ditore.
IV. Xhihadi i madh
Është një thënie që i atribuohet Ibn Arabit, i cili paska pas thënë: «Detyra e muslimanit është e thjeshtë, t’i mohojë të gjithë idhujt e rrejshëm dhe ta njoh e madhërojë All-llahun. Por idhulli më i madh është vetë egoja e tij!» Shehu Tabduk, pasi Junus Emre i përgjërohet të bëhet ndjekës i tij, i vë përpara detyra të atilla, të cilat e ndihmojnë atë ta luftojë egon. Janë interesante episodet kur del në pazarin e qytetit në të cilin kishte shërbyer si kadi, t’iu shërbejë kalimtarëve me nga një tas ujë. Edhe më vështirë e përjeton detyrën kur i thuhet t’i shërbej qenit të teqesë. Me këtë Shehu synon t’ia thyej egon, aq sa më në fund i thotë: i ke thyer shtatë dryrët e saj. Pas kësaj përvoje të jashtëzakonshme, ai i thotë: «Ti je bërë unë dhe unë jam bërë Ti!», ndërsa ia kujton hadithin:
«Kur All-llahu e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin a.s dhe i thotë:
Unë e dua këtë njeri, pra duaje edhe ti!
(Muhammedi a.s) tha:
Atëherë edhe Xhibrili e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë: All-llahu e do këtë njeri, pra duajeni edhe ju! Atëherë edhe banorët e qiellit e duan atë. Pastaj (ky njeri) pranohet edhe në tokë…»
(Muslimi, Buhariu, Maliku, Trimidhiu).
«Vdis përpara se të vdesësh!», është një moto e përsëritur e dervishëve, të cilin Emre e jetëson nëpërmjet veprës. Ai e kupton që falja e namazit, nuk përbënë kurrfarë akti të nënshtrimit të egos së njeriut ndaj Zotit, po qe se pas kryerjes së këtij obligimi, po i njëjti, ia thyen zemrën një besimtari tjetër. «Zemra e njeriut është fron i Zotit, mos e thyej atë!», e porositë murshidi i tij. Prandaj Emre arrin t’i falë kundërshtarët, ata të cilët i nxjerrin telashe, pengesa, meqë e përvetëson mësimin themelor të drejtësisë: «Gjatë gjykimit nuk duhet kërkuar fajtorin, por të pafajshmin!». Shikuar në përgjithësi, edhe sot e kësaj dite këto dilema janë aktuale për muslimanët. Shumica prej tyre nxiten te përvetësimi i formave të cilat i konsiderojnë si detyrime në kuadër të fesë, por jo edhe të përmbajtjeve të atyre formave. Shembull: të shumtët prej tyre preokupohen për anën teknike të realizimit të namazit, ndërsa nuk synojnë të thellohen në përjetimin e kënaqësisë që ofron ky udhëtim (miraxh). Ose një shembull tjetër, besimtarët muslimanë e kanë për detyrë të kujdesen për prindërit, për fqinjët, për kafshët e për ambientin, por shumica prej tyre na ofrojnë më shumë shembuj të këqinj, se sa të mirë, në këto aspekte. Vetëm një shëtitje nëpër vendet ku jetojnë muslimanët ta dëshmon këtë… pra a do të thotë që ata ende notojnë në cektësinë e besimit? ( https://www.scribd.com/…/Sa-jane-islame-shtetet… )
Kështu, për të gjithë ata që duan njëkohësisht edhe të argëtohen, por edhe të mësojnë, kjo seri mund të bëhet detyrë për ta. Shumë nga pyetjet që kanë të bëjnë me shumë çështje rreth islamit, mund të gjejnë përgjigje këtu… Shikojeni!/©Imer Topanica/FolDrejt/
Porosit Web Porosit Web
Tags: Imer TopanicaJunus EmreYonus Emre
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kush qëndron pas zbardhjes së Dokumenteve Sekrete!?

Lajmi tjetër

Brighton synon dyshen e mesfushës së Sassuolos për të zëvendësuar Caicedo dhe Mac Allister

Të ngjajshme

KULTURË

“Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

10 Gusht, 2024
KULTURË

Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

30 Korrik, 2024
KULTURË

“Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

23 Korrik, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM