Të 20-ta klubet e Serie A kanë përmendur një datë të mundshme të rifillimit të ligës, më 9 maj si datë e mundshme, me qëllimin për të vazhduar deri në mes të korrikut në mënyrë që të përfundojë sezonin.
Të gjitha ekipet u takuan sot përmes video-konferencës për të diskutuar sesi më së miri për të përfunduar sezonin e Serisë A.
Data origjinale e pezullimit aktual do të përfundojë në 3 prill, megjithatë duket gjithnjë e më e mundshme që me numrin e rasteve të Coronavirus të rritet çdo ditë, ajo datë do të kalojë pa rinisur lojën.
Raporte të shumta në Itali tani shprehen se klubet caktojnë një datë të përkohshme të 9 majit për kampionatin të rifilloj, dhe duke vazhduar deri në mes të korrikut.
Në rastin e kontratave për huazime dhe lojtarëve që bëhen agjentë të lirë më 30 qershor, kontratat do të zgjeroheshin deri në fund të sezonit 2019-20.
Sidoqoftë, kjo gjë nuk është vendosur ende zyrtarisht dhe mund të ndryshojë, klubet do të mblidhen përsëri brenda disa ditësh.
Diku rreth 15,000 raste te konfirmuara aktive të sëmundjes janë në Itali.