Policia e Kosovës është alarmuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dyshohet të jetë një bombë shpërthyese.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:57, përcjell Fol Drejt.
“Një zyrtar i Aeroportit ka pranuar një mesazh për një kërcënim me bombë në aeroport. Njësitë policore fillimisht kanë evakuuar personat që ishin në aeroport dhe pastaj njësitë relevante kanë kontrolluar hapësirat e aeroportit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, njoftoi policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/