Kina raportoi sot 32,695 raste të infektimit me koronavirus, pa llogaritur infeksionet e importuara, që është një numër i ri rekord i infeksioneve me Covid, njoftuan zyrtarët shëndetësorë të vendit.
Nga ky numër, 3,041 raste të raportuara ishin simptomatike dhe 29,654 asimptomatike.
Ky rekord pasoi 31,144 rastet e djeshme të infeksionit, numri më i lartë që nga mesi i prillit, kur u shpall karantinë në Shangai dhe qyteti u mbyll për dy muaj, transmeton Fol Drejt.