Bisedimet në Ohër, midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, sipas REL-it janë ndërprerë për t’u rikthyer sërish pas një pauze tjetër.
Fillimisht, Kurti dhe Vuçiq, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve, transmeton Klankosova.tv, përcjell Fol Drejt.
Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë, po ashtu për shkak të një pauze.