Trafiku i detit në Kanalin e Suezit u ngadalësua sot kur cisterna e naftës M/T Rumford “u përball me vështirësi” në jug të kanalit.
Një burim në kushte anonimiteti tha se Kanali Suezit e informoi kompanitë se cisterna M/T Rumford kishte probleme me motorin dhe se i dërgoi rimorkiatorët Tim Hope dhe Mosaed 3 për ta ndihmuar.
TankersTracker njoftoi përmes llogarisë në Twitter se anija kishte probleme, por më në fund ka nis të lëvizë.